Me ne fund drejtuesit e McLaren kane pohuar se kane genjyer komisaret ne garen per cmimin e madh te Australise.
Sipas te perditshmes angleze “The Times”, drejtuesit e skuadres anglo-gjermane i kane derguar nje leter FIA-s, ku kane pranuar mashtrimet e bera nga ana e tyre me qellim penalizmin e Toyota-s dhe pilotit italian, Jarno Trulli.
Kjo levizje e skuadres nga Woking behet me qellimin qe te arrije ne nje reduktim te ndeshkimit ne rast se FIA merr masa te tilla ne seancen e dates 29 prill. Ne garen e Australise te muajit te kaluar, Hamilton u ndeshkua pasi genjeu komisaret e gares ne lidhje me parakalimin e Trulli-t nen regjimin e makines se sigurise duke i rikthyer italianit vendin e trete ne gare.
Top Channel