Aleanca e Atlantikut te Veriut, do te shqyrtoje mundesine e zvogelimit te trupave ne Kosove gjate veres. Lajmi vjen nga selia e NATO- s ne Bruksel.

Deri tani disa vende kane paralajmeruar reduktim te trupave ne Kosove, kurse Spanja ka vendosur terheqjen e plote te ushtareve te saj nga kontigjenti i KFOR-it, por gjithnje ne koordinim me NATO-n.

Nderkaq, gjenerali gjerman Markus Bentler do te jete komandanti i radhes i trupave te KFOR-it ne Kosove, sipas mediave gjermane. Aktualisht ai eshte komandant i Divizionit te dhjete tankist ne ushtrine gjermane ne Sigmaringen. Gjenerali gjerman Markus Bentler detyren e komandantit te KFOR-it do ta marre ne shtator.

Top Channel