Netanyahu ftohet te vizitoje Egjiptin
23/04/2009 09:20
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu eshte ftuar per nje vizite ne Egjipt. Ftesa eshte bere gjate bisedimeve mes Netanyahut dhe shefit te sherbimeve sekrete egjiptiane, Omar Suleiman ne Jeruzalem, por nuk eshte vendosur ende ndonje date.
Suleiman u takua edhe me ministrin e Jashtem Avigdor Lieberman, qe vitin e kaluar zemeroi egjiptianet me komentet per procesin e paqes ne Lindjen e Mesme.
Me Suleiman u diskutua edhe per perpjekjet per lirimin e nje ushtari izraelit, te marre peng nga militantet palestineze qe ne vitin 2006. Te dyja palet kane theksuar se Izraeli dhe Egjipti kane interesa te perbashketa dhe me e rendesishmja eshte paqja.
Top Channel