Kriza, FMN: Bota, tronditje te jashtezakonshme

23/04/2009 09:25

Ne raportin e tij te pervitshem, Fondi Monetar Nderkombetar doli ne perfundimin se bota po peson nje tronditje te jashtezakonshme nga kriza financiare dhe nga recesioni i nisur ne Shtetet e Bashkuara ne 2007-ten.

Kryekonomisti i tij, Olivier Blanchard skicon nje te ardhme ekonomike shume me te zymte se sa parashikimet e tre muajve me pare.

Per FMN-ne,  ekonomia boterore do te tkurret me 1.3 perqind kete vit, treguesi me i keq ne me se 60 vjet. Sipas organizmit mbikeqyres te financave boterore, rimekembja pritet te filloje vetem ne fund te vitit dhe rritja do te arrije vetem 1.9 perqind ne vitin 2010.

Blanchard thote se muajt e fundit ka patur nje kontraktim te papare te ekonomise globale. Ashpersia e renies ekonomike globale i ka habitur ekspertet e Fondit Monetar, qe vetem tre muaj me pare parashikonin rritje te ngadalte por jo renie per vitin 2009.

Rimekembja sipas trye do te jete ngadalte dhe papunesia ne vendet me te zhvilluara do te arrije kulmin nga fundi i vitit 2010.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA