Ajri i ndotur “lufton” ngrohjen globale

23/04/2009 09:45

Ajri i ndotur nuk ka vetem efekte negative. Nje studim i kryer se fundi tregon se ai ndihmon ne luftimin e ngrohjes globale, pasi rrit aftesine e bimeve per te thithur dioksidin e karbonit.

Nga viti 1960 deri ne 1999, rritja e niveleve te ndotjes se atmosferes ka rritur edhe produktivitetin e bimeve me 1/4, sipas shkencetareve. Rezultatet e studimit jane publikuar ne revisten “Nature”. Edhe pse mendohej se bimet rriten me mire ne mot te kthjellet e me diell, shkencetaret thone se nuk ndodh gjithnje keshtu.

Sipas tyre, pemet dhe te mbjellat mund te rriten edhe ne kushtet e ajrit te ndotur, pasi rete dhe grimcat ne atmosfere shperndajne driten e diellit dhe shkaktojne rritjen e tyre. Kjo rrit edhe fotosintezen, procesin qe lejon bimet te kthejne driten dhe dioksidin e karbonit ne ushqim.

Ndonese bota perpiqet te reduktoje sasine e smogut dhe grimcat ne atmosfere per te permiresuar shendetin dhe ben perpjekje per te reduktuar dioksidin e karbonit, sipas ketij studimi bimet nuk do te mund te thithin aq shume dioksiod karboni, nese ajri do te ishte i paster.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA