Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaci kane shprehur besimin e tyre se vendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise do te jete ne favor te pavaresise se Kosoves.

“Ne besojme ne verdiktin qe do te jape gjykata dhe njekohesisht besojme ne punen e gjykatesve, sepse ata jane gjyqtaret me profesioniste”, ka deklaruar Sejdiu.

Edhe kryeministri Thaci ka shprehur besimin qe sipas tij, institucionet e Kosoves kane tek GJND-ja. “Duhet te besojme plotesisht tek drejtesia. Gjithashtu, deshiroj te falenderoj te gjitha vendet qe kane perkrahur pavaresine e Kosoves”, ka pohuar Thaci.

Top Channel