Pentagoni: Piratet informatike nuk vodhen asgje

22/04/2009 09:30

Piratet informatike kane sulmuar kompjuterat e Pentagonit, por nuk kane arritur te vjedhin asgje.

Ky eshte shpjegimi i dhene nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, qe ka pergenjeshtruar lajmin e publikuar ne “Wall Street Journal”. Sipas gazetes, nje grup piratesh arriten te shtine ne dore sekrete rreth superavionit bombardues F-35, projekti me i kushtueshem ushtarak ne SHBA.

“Nuk kane arritur te vjedhin asnje informacion te rendesishem”, kane theksuar kreret ushtarake te Pentagonit. Nje dite me pare gazeta njoftoi se hacker-at kishin arritur te merrnin edhe materiale te rendesishme.

Top Channel