Nderkombetaret marrin persiper rikthimin e shqiptareve ne pronat e tyre ne pjesen veriore te Mitrovices.

Pas shume perpjekjeve te qeverise se Kosoves dhe kundershtimeve te vazhdueshme nga serbet lokale, ambasadori i Britanise se Madhe ne Kosove, ai i Italise dhe shefi i Zyres Ruse ne Prishtine filluan dialogun me shqiptaret dhe serbet per te mundesuar kthimin e shqiptareve ne pjesen veriore te Mitrovices, njekohesisht edhe kthimin e serbeve ne pjesen jugore te qytetit.

Por nje takim ne ndertesen e UNMIK-ut ne veri te Mitrovices, ndermjet treshes nderkombetare dhe perfaqesuesve te serbeve lokale perfundoi pa ndonje sukses.

“Biseda jone eshte perqendruar ne drejtim qe te punohet per nje zgjidhje te qete dhe paqesore per te gjithe njerezit. Ne jemi qe te arrihet nje marreveshje dhe nuk duam qe ne Kroin e Vitakut te kete asnje incident. Por ne nuk do te lejojme qe neser te fillojne punet ne Kroin e Vitakut”, deklaroi perfaqesues i serbeve ne lagjen Kroi i Vitakut, Sinisha Llaziq.

Pavaresisht qendrimeve diametralisht te kunderta per sa i perket shtetesise se Kosoves, shefi i zyres ruse ne Prishtine dhe ambasadori britanik mbeshtesin vullnetin e qytetareve per t’u kthyer ne pronat e tyre.

“Definitivisht do te punojme ne kthimin e njerezve ne pronat e tyre. Ekziston nje shkalle e larte e mosbesimit ne mese te paleve, prandaj duhet te jemi shume te kujdesshem dhe vetem permes rruges se dialogut mund te zgjidhim kete ceshtje”, theksoi shefi i zyres ruse ne Prishtine, Andrei Dronov.

Ndersa ambasadori i Britanise se Madhe, Andy Sparks deklaroi se “deshirojme qe te shmanget konflikti dhe nga bisedimet mund te konstatojme se ka mungese te besimit, njerezit nuk mund te kthehen ne pronat e tyre nese ata nuk ndihen te sigurt ose nuk jane te mireseardhur nga fqinjet e tyre”.

“Do te kete hapesire dhe kohe qe te zvogelojme tensionet”, shtoi ai.

Perfaqesuesit e vendeve anetare te Kuintit, Britanise se Madhe, Italise dhe  Rusise jane takuar gjate paradites edhe me kryetarin e Komunes se Mitrovices Bajram Rexhepi.

Ky i fundit behet e ditur se u ka shpjeguar mysafireve te tij per gjendjen e shqiptareve te debuar gjate vitit 2000, nje pjese e mire e te cileve jetojne neper strehimore kolektive dhe vende qe nuk i plotesojne as kushtet elementare per jete.

Lidhur me procesin e rindertimit ne veri, Rexhepi ka deklaruar se jane bere te gjitha pergatitjet ne menyre qe ne Kroin e Vitakut te nis puna fillimisht ne pese shtepi.

Top Channel