Maqedonia merr masa kunder krizes

22/04/2009 20:50

Maqedonia duket se po kerkon t’i paraprije problemeve qe mund te sjelle me tej kriza ekonomike.

Per te zbutur efektet e saj, qeveria e Shkupit ka marre nje pakete prej 70 masash, mes te cilave eshte edhe ulja e shpenzimeve me 173 milione euro dhe krijimin e kushteve te ruajtjes se nje rritje pozitive ekonomike per 2009, ndonese vetem 1 perqind.

“Me miratimin e rebalancit te buxhetit per vitin 2009 jane parapare disa shkurtime te harxhimeve si dhe ndalesa per punesime te reja ne administraten publike per vitin 2009. Mirepo, kjo ndalese nuk vlen persa i perket perfaqesimit te drejte dhe adekuat, obligim ky qe buron nga Marreveshja e Ohrit”, ka sqaruar per mediat nenkryeministri Abdilaqim Ademi.

Top Channel