Maqedoni, vijojne polemikat per kishen ortodokse

22/04/2009 16:40

Shqiptaret e Maqedonise, te mbeshtetur nga levizja “Zgjohu” dhe Shoqata e historianeve shqiptare vazhdojne te kundershtojne vendimin e qeverise per ndertimin e nje kishe ne vendin ku ngrihet shtepia e Nene Terezes.

Aktivistet e levizjes “Zgjohu” deklarojne se kisha e Shen Konstantinit dhe Elenes nuk e ka vendndodhjen aty ku ngrihet shtepia e nobelistes, por ne nje vend tjeter, prane hotelit “Holiday INN” ne Shkup.

“Per dy vite me radhe kemi shprehur shqetesimin tone ndaj vendimit te ngutur te qeverise maqedonase, per ndertimin e nje kishe ortodokse ne sheshin qendror te Shkupit, mbi themelet e shtepise se Nene Terezes, por apelet tona kane rene ne vesh te shurdhet”, thuhet ne nje njoftim te “Zgjohu”.

Top Channel