Ambasadori rus ne OKB, Vitali Churkin i ka bere thirrje bashkesise nderkombetare qe te mos perserise gabimet e bera gjate ndermjetesimit te ceshtjes se statusit te Kosoves.

“Gjate ndermjetesimit nuk duhet imponuar nje zgjidhje e njeanshme”, ka deklaruar Churkin ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit.

Sipas tij, ne ndermjetesimin e nje konflikti, problemi shfaqet nese kryenegociatori nuk permbush kushtet. “Per kete mjafton te kujtohet rasti i zgjidhjes se ceshtjes se Kosoves”, ka shtuar Churkin.

Top Channel