
23 milione afrikano-jugore votojne sot per te zgjedhur parlamentin e ri te vendit. Zgjedhjet shihen si me te rendesishmet qe prej fundit te aparteidit 15 vjet me pare.
Partia ne pushtet, Kongresi Kombetar Afrikan (ANC) e udhehequr nga Jacob Zuma, pritet qe te dale fituese, pasi ne sondazhe kryeson me 60 perqind te preferencave, por mund te humbase shumicen prej 2/3 ne parlament.
Parlamenti me pas do te votoje presidentin e ri, qe sipas gjasave do te jete Zuma. Komisioni Zgjedhor parashikon nje pjesemarrje te madhe rreth 80 perqind.
ANC sfidohet ne keto zgjedhjet nga nje parti e re e shkeputur prej gjirit te saj, Kongresi i Popullit dhe partia e opozites Aleanca Demokratike, qe e akuzojne ANC-ne per korrupsion.
Top Channel