
Ushtrimet fizike preferohen nga te gjithe, madje edhe nga terroristet. Revista “Jihad Recollections” ka publikuar ne internet nje udhezues me ushtrime fizike, kushtuar vecanerisht pjesetareve te rrjetit Al Kaeda-s, per te qene ne forme per atentate.
Mes keshillave te tjera, eshte edhe ajo qe te qendrojne larg palestrave tradicionale, qe frekuentohen nga femra gjysme te zhveshura. Ushtrimet konsiderohen si te nevojshme edhe per mbajtjen e armeve dhe pajisjeve. Fotot e publikuara nga “The Sun”, tregojne meshkuj te veshur si xhihadiste, duke kryer ushtrime per kembet dhe levizje per te tonifikuar trupin.
Ne udhezues thuhet se per te qene ne forme nevojiten 100-150 ushtrime ne dite. Por sipas nje traineri personal te intervisuar nga revista, ne fakt ky program nuk eshte shume i sofistikuar dhe mund te jete i viteve ‘80. Ushtrimeve u shtohet edhe nje diete e pasur me ushqime me proteina per te patur nje trup energjik.
Top Channel