Saberi, vendimi mund te ndryshoje ne apel
21/04/2009 16:45
Mund te ndryshoje ne gjykaten e apelit te Teheranit vendimi per denimin me 8 vjet burg per gazetaren amerikane me origjine iraniane, Roxana Saberi.
Lajmin e ben te ditur agjencia “Irna”, e cila iu referohet autoriteteve iraniane. Sipas ketyre te fundit, gjykatesit jane te pavarur dhe nuk mund te influencohen ne vendimin e tyre.
Gjykata e apelit pritet te vendose mbi gazetaren Saberi nga fundi i javes.
Top Channel