
Presidenti Barak Obama vizitoi zyrat e CIA-s duke u dhene mbeshtjete morale agjenteve te sherbimeve sekrete amerikane.
“Ju jeni barriera e sigurise qe ndodhet mes amerikaneve dhe njerezve pa skrupuj qe perpiqen te na sulmojne”, u tha Obama punonjesve te CIA-s.
Kjo ishte ndalesa e pare e Obames ne zyrat e CIA-s qe kur ai vete urdheroi publikimin e memorandumeve sekrete te kohes se Bushit, ku vertetohet perdorimi i teknikave te ashpra te marrjes ne pyetje te te dyshuarve per terrorizem.
Dokumentet sugjerojne se agjentet e CIA-s perdoren 183 here torturen me uje, per te pyetur te dyshuarin kryesor per sulmet e 11 shtatorit, Kalid Sheik Muhamed, i cili me pas pranoi fajin.
Presidenti, ashtu sic e kishte thene edhe me pare, i siguroi agjentet se nuk do te ngrinte padi ndaj atyre qe kane perdorur te tilla taktika, pasi ata kane zbatuar thjesht urdhra.
Me te ardhur ne pushtet, Obama e kishte anuluar torturimin me uje.
Ndersa nje komitet i senatit po heton gjithashtu, raste kur jane perdorur teknika te tjera, si perplasja e te burgosurve pas murit, prangosja ne pozicionet te dhimbshme dhe lenia pa gjume.
Top Channel