Dhune mes banoreve te nje sekti, 24 viktima ne Kenia
21/04/2009 08:10
Te pakten 24 persona kane mbetur te vrare gjate perleshjeve mes banoreve te nje qyteti ne Kenian qendrore dhe pjesetareve te sektit te jashteligjshem Mungiki.
Nje zedhenes i policise, deklaroi se banoret e Karatines kishin vendosur te luftonin, pasi sekti kishte filluar te zhvaste para prej tyre. Sekti Mungiki, qe perbehet nga njerez qe i perkasin grupit etnik te presidentit Mwai Kibaki Kikuyu, shihet si nje version kenian i mafias.
Edhe pse eshte nxjerre jashte ligji qe prej vitit 2002, grupi vendos gjoba per pronaret e taksive dhe te mjeteve te transportit publik.
Top Channel