Forca e Sigurise se Kosoves pritet qe ne shtator te kete kapacitete te pjesshme operative, nderkohe qe vitin e ardhshem te kthehet ne nje njesi teresisht funksionale.

Lajmin e ka bere te ditur zedhenesi i FSK-se, Enver Dugolli, i cili ka saktesuar se ne fund te muajit do te perfundoje cikli i trajnimit per oficeret, nderkohe qe procesi i pranimit te rekruteve do te vazhdoje.

“Aktualisht po behen pergatitjet dhe perfundimi i seleksionimit te pjesetareve te rinj, qe besoj se do te inkuadrohen se shpejti ne FSK. Ky proces ka kaluar me sukses ne Ferizaj, ku per 400 vende ka pasur deri ne 5000 aplikante, kryesisht te rinj te shkolluar ne profile te ndryshme”, ka deklaruar Dugolli.

Ekspertet e NATO-s kane marre persiper ngritjen e Forces se Sigurise se Kosoves dhe aktualisht jane duke u trajnuar mbi 1400 ish-pjesetare te TMK se qe jane zgjedhur per te qene pjese e FSK-se.

Top Channel