Presidenti i Këshillit Evropian vijon turin në Ballkanin Perëndimor, Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten në detyrë
Ne Presheve eshte shperbere koalicioni midis dy partive te medha shqiptare, Partia Demokratike Shqiptare dhe Partia per Veprim Demokratik, qe drejtonin pushtetin lokal.
PDSH, e drejtuar nga Ragmi Mustafa ka prishur marreveshjen e koalicionit me partine e drejtuar nga deputeti Riza Halimi.
“Nuk eshte respektuar aspak koalicioni per ceshtje te rendesishme ne rajonin tone. Motivi kryesor ka qene perfshirja e Halimit ne Trupin koordinues serb per Luginen pa konsultimin e partive te tjera”, ka theksuar Mustafa.
Me shperberjen e ketij koalicioni, keto dy parti, PVD me 13 keshilltare dhe PDSH me 12 keshilltare, kane nisur bisedimet me partite me te vogla per formimin e shumices.
Ne kombinimet per pjesemarrje ne pushtetin lokal jane partite Bashkimi Demokratik i Lugines me pese keshilltare, Grupimi Qytetar me kater dhe Levizja Kombetare Shqiptare me dy keshilltare.
Top Channel