Me madheshti dhe mallengjim jane festuar Pashket ne Greqi nga miliona besimtare ortodokse. Prej mesnates kur ata kane marre flaken e shenjte, kembanat kane ushtuar ne te gjithe vendin duke lajmeruar me ngazellim ringjalljen e Jezu Krishtit.

Ne mesazhin e tij drejtuar besimtareve ne mbare vendin kryepeshkopi grek Jeronimos i uron te gjithe qe “te clirohen nga cdo lloj frike, sepse Zoti ndodhet tek cdonjeri prej nesh”.

“Rete e krizes ekonomike mund te kene mbuluar te ardhmen dhe perspektivat e shume vellezerve tane, por krize me te thelle perjetojme kur jemi indiferente ndaj te tjereve”, eshte shprehur Jeronimos.

Ne nje fshat te Janines festoi ringjalljen e Krishtit edhe presidenti grek Karolos Papulias i cili ne fjalen e tij drejtuar mediave ka uruar kryepeshkopin e Shqiperise Anastas duke e falenderuar per vepren e tij ne Shqiperi.

Gjithashtu nga nje repart ushtarak qe ai ka vizituar ka uruar minoritaret greke ne jug te Shqiperise, presidentin Bamir Topi dhe udheheqjen shqiptare duke theksuar se Greqia ka predispozicionin me te mire per te ndihmuar perpjekjet e Shqiperise ne zhvillimin e saj ne te gjithe sektoret.

Kryeministri Karamanlis ka zgjedhur kishen e Rafines prane shtepise per te festuar me familjen e tij, ndersa kryetari i opozites socialisti Papandreu ka drejtuar mesazhe urimi nga ishulli i Idres.

“Krishti u ngjall. Uroj per te gjithe lumturi familjare, shendet dhe force”, tha Papandreu.

Deri ne oret e para te mengjesit ne qytetet e medha te vendit mijera besimtare ortodokse, me qirinj ne duar kane ndjekur ritualin e Ringjalljes se Krishtit.

Top Channel