Qe nga muaji dhjetor i vitit te kaluar, kur autoriteti i EULEX-it u zyrtarizua dhe filloi se funksionuari dhe ne Kosove, shume zhvillime kane hyre ne rruge te mbare.

EULEX-i ka arritur te siguroje pranine e vet edhe ne veri, te pakten ne nje pjese te Mitrovices.

EULEX-i ka marre detyrat e sigurise se brendshme te vendit, kurse UNMIK-u ruan ende atributin e perfaqesimit nderkombetar.

Shefi i misionit me te ri nderkombetar ne Prishtine, EULEX, Yves de Kermabon, ne perfundim te nje turneu politik-diplomatik, perkunder vleresimit ne samitin e fundem te NATO-s, ne nje interviste me drejtorin e Informacionit ne Top Channel, Sokol Balla, e sheh gjendjen ne Kosove jo me pak te qendrueshme se ne vendet e tjera te rajonit.

Yves de Kermabon pohon gjithashtu se ka nje vullnet te perbashket te vendeve kufitare me Kosoven, duke perfshire dhe Serbine, pavaresisht pikepamjes se ndryshme te saj, per te rregulluar juridikisht ceshtjet nderkufitare dhe cka lidhet me to: Regjimin e doganave, kontrollin dhe kufizimin e kontrabandes, zbulimin dhe denimin e krimit te organizuar.

Ndersa serbet dhe shqiptaret ne Mitrovice, te nxitur politikisht, nuk po i afrohen njeri-tjetrit per bashkejetese, pikerisht eshte Mitrovica, “kanali i se keqes”.

Kreu i EULEX-it vlereson se marredheniet me qeverine vendase po realizohen frytshmerisht dhe se autoritetet qeverisese ne Kosove po behen gjithnje e me veteqeverisese.

A do te jete e ardhmja e Kosoves njohja e plote nderkombetare e saj, anetaresimi ne OKB dhe organizata nderkombetare, shuarja e misioneve te huaja dhe kalimi i sovranitetit ne duart e vete kosovareve?

Yves de Kermabon tani per tani thjesht pohon se mandati i parashikuar i EULEX-it eshte vetem dy vjet, se ne Kosove ka 26 perfaqesi diplomatike ne nivel ambasadoresh dhe se e ardhmja e saj shkon nga pavaresia reale.

Top Channel