Kosova dhe Sllovenia do te nisin shume shpejt bashkepunimin shume palesh. Kete e ka bere te ditur kryeministri slloven Borut Pahor, pas takimit me homologun kosovar Hashim Thaci.

Sipas shefit te ekzekutivit ne Ljubjane, marreveshja do nenshkruhet gjate javes se ardhshme me mberritjen e ministrit te Jashtem slloven ne Prishtine, Samuel Zhbogar. Thaci do shkele sot ne Kosove pas vizites zyrtare ne Slloveni ku ai u takua me kreret me te larte te vendit.

Ky eshte nje sinjal pozitiv per Kosoven, pasi qe prej njohjes se pavaresise, dy vendet nuk kishin arritur asnje marreveshje kaq te rendesishme ne fushen e bashkepunnimit dypalesh.

Top Channel