Shperthim ne nje miniere ne Kine, 18 te vdekur
18/04/2009 09:25
18 persona kane gjetur vdekjen nga nje shperthim ne nje depozite eksplozivesh ne nje miniere qymyrguri ne Kine. Ngjarja ndodhi ne provincen Hunan ne pjesen qendrore te vendit.
Shperthimi ishte aq i fuqishem, saqe shkaterroi krejtesisht ndertesen trikateshe te depos. Policia eshte vene ne ndjekje te pronareve te minieres dhe ka nisur hetimet per te zbuluar nese eksplozivet ishin blere dhe mbaheshin ne menyre te paligjshme.
Vitin e kaluar nga incidentet ne minierat kineze humben jeten 3200 njerez. Qeveria ka mbyllur disa miniera te vogla qymyrguri, per te te ulur numrin e aksidenteve, por edhe ato ekzistuese jane te pasigurta.
Top Channel