Pasagjeri hidhet nga avioni ne 7 mije metra lartesi

18/04/2009 09:35

Nje pasagjer 20-vjecar i ka dhene fund jetes, duke u hedhur nga nje avion ne lartesine 7 mije metra.

Ngjarja e pazakonte ndodhi gjate fluturimit te nje avioni te linjes kanadeze, qe udhetonte nga Yellowknife ne Cambridge Bridge. Pasagjeri nga veriu i Kanadase, po udhetonte me nje avion te vogel King Air B200, kur ka hapur me force deren e kabines se piloteve, e cila eshte shkulur, si pasoje e presionit te larte.

Ndonese ekuipazhi eshte perpjekur ta ndaloje, pasagjeri eshte hedhur ne fluturim e siper. Pilotet jane gjendur ne veshtiresi, por kane arritur te mbajne kontrollin e avionit dhe te kryejne ulje te detyruar. Disa prej pasagjereve te tjere treguan se 20-vjecari ishte ne gjendje depresive.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta