Kanada, arrestohet per spiunazh teknologjik
18/04/2009 03:45
Policia kanadeze beri te ditur se ka arrestuar nje person, i cili dyshohet se po perpiqej te siguronte dhe dergonte teknologji berthamore ne Iran.
Policia deklaroi se Mahmoud Yadegari, banues ne Toronto, u perpoq te siguronte pajisje qe perdoren per prodhimin e uraniumit te pasuruar, por qe mund te perdoren edhe per qellime ushtarake.
Sipas autoriteteve, destinacioni i deklaruar i pajisjeve ishte Dubai, ne Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Megjithate, kemi fakte qe provojne se destinacioni perfundimtar i tyre ishte Irani”, deklaroi inspektori i policise, Greg Johnson, gjate nje konference shtypi ne Toronto.
Top Channel