Turqi, 60 te arrestuar per lidhje me rebelet
17/04/2009 21:40
Policia turke ne nje superoperacion te shtrire ne te gjithe Turqine ka arrestuar 60 persona te dyshuar per lidhje me rebelet kurde.
Lajmin e bejne te ditur agjencite turke, sipas te cilave ky eshte operacioni i dyte qe realizohet brenda javes kunder militanteve te PKK.
PKK eshte Partia e Punetoreve te Kurdistanit, qe prej 24 vjetes eshte ne lufte me qeverine turke.
Ajo eshte nje parti e jashtligjshme qe kerkon autonomi nga Turqia per zonat e banuara me popullsi kurde.
Top Channel