Rusia ka dorezuar ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise raportin e saj per shpalljen e pavaresise se Kosoves.

Ne nje njoftim te Ministrise se Jashtme te Moskes thuhet se dokumenti rus permban konkluzionet se, “shpallja e njeanshme e pavaresise se Kosoves nga ana e qeverise se perkohshme ne Prishtine eshte ne kundershtim me te drejten nderkombetare, perfshire rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit”.

Vendet anetare te OKB-se kane te drejte te paraqesin qendrimin e tyre prane GJND-se lidhur me ligjshmerine e pavaresise se Kosoves.

Top Channel