Kuba: Jemi gati per bisedime me SHBA-ne

17/04/2009 10:10

Presidenti kubanez Raul Castro eshte shprehur i gatshem per bisedime me Uashingtonin, qe do te perfshijne gjithcka, perfshire ketu ceshtjen e te drejtave te njeriut, ate te te burgosurve politike dhe te lirise se shtypit.

Komentet e Castro erdhen disa ore pasi presidenti Obama deklaroi se Kuba duhet te beje levizjen tjeter, nese kerkon permiresim te raporteve.

“Ne duam te shohim se edhe Kuba eshte gati te ndryshoje. 50 vjet marredhenie te ngrira nuk mund te zgjidhen nga mbremja ne mengjes. Ne kemi ndermarre iniciativa te rendesishme, por mund te arrijme rezultate, vetem nese Kuba do te beje hapa perpara dhe do te tregoje se eshte e gatshme t’u pergjigjet perpjekjeve tona”, u shpreh Obama nga Meksika.

Perpara samitit te Amerikanve, Castro deklaroi se i ka derguar fjale qeverise amerikane privatisht dhe publikisht, se eshte i hapur per negociata, per sa kohe ato do te zhvillohen ne kushte te barabarta.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta