Ministri i Jashtem kosovar, Skender Hyseni ka shprehur bindjen e tij se Kosova do ta fitoje betejen kunder Serbise ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise.

Ne nje konference per shtyp, Hyseni ka theksuar se argumentet e dorezuara ne Hage nga pala kosovare jane te pakontestueshme dhe tregojne se shpallja e pavaresise ka qene e drejte.

“Kosova ka bere nje deklarate shume dinamike dhe koncize, qe nuk le indiferent as lexuesin me indiferent. Kemi bindjen se eshte nje deklarate e mire, plot me argumente te pakontestueshme qe tregojne pse Kosova shpalli pavaresine dhe pse Kosova eshte dhe do te mbetet shtet”, ka deklaruar Hyseni.

Shefi i diplomacise kosovare ka shtuar me tej se procesi ne Hage mund te zgjase 1 vit, por nuk do te kete pasoja dhe efekte ndaj statusit te Kosoves.

“Ai mund te ndikoje vetem tek dinamika e njohjeve te pavaresise, pasi disa vende do ta marrin vendimin e tyre pas mendimit te GJND-se”, ka shtuar Hyseni.

 

Top Channel