
Tre persona kane gjetur vdekjen, si pasoje e nje shperthimi ne nje barke me 49 azilkerkues afgane ne brigjet australiane.
Barka ishte pikasur nga marina asutraliane ne bregdetin veriperendimor dhe refugjatet po dergoheshin ne nje qender ku mbahen azilantet. Dy persona te tjere qe ndodheshin ne barke rezultojne te zhdukur, ndersa disa te tjere jane derguar ne spitalin e Darwin te plagosur.
Dy anije te marines australiane ndodhen ne vendngjarje dhe po kryejne kerkime te azilanteve te zhdukur. Qeveria australiane ka shprehur shqetesim kohet e fundit per rritje te numrit te azilanteve, qe vijne kryesisht nga Indonezia.
Shume njerez tentojne te largohen nga Sri Lanka dhe Afganistan, per t’i shpetuar luftes dhe krizes ekonomike.
Top Channel