
Zyrtaret e Shtepise se Bardhe kane deklaruar se nuk kane propozuar asnje kandidat per postin e ambasadorit amerikan ne Vatikan.
Kohet e fundit ne shtyp qarkulloi lajmi se te pakten tre kandidate jane propozuar nga administrate e Obames, por ishin refuzuar nga Vatikani. Per emrat e perfolur u tha se ishin te papranueshem, pasi mbeshtetnin te drejten e abortit. Nje nga kandidatet me te lakuar ishte Caroline Kennedy, vajza e ish-presidentit amerikan Kennedy.
Katoliket konservatore ne SHBA kritikuan kandidaturen, pasi pikepamjet e saj te deklaruara pro abortit, e benin nje zgjedhje te tille te papranueshme. Vatikani eshte i pakenaqur me te drejten e abortit, qe mbeshtet Obama dhe me heqjen e kufizimit per kerkimet per qelizat embrionale.
Top Channel