Rusia perfundon operacionin ne Ceceni

16/04/2009 11:00

Rusia i ka dhene fund operacionit te saj kunder terrorizmit ne republiken jugore te Cecenise.

Zyrtare te sigurise thane se komiteti kombetar antiterror, qe prej mesnates se djeshme hoqi regjimin e sigurise se larte, qe ndodhej ne fuqi qe prej 10 vjetesh. Lajmin e konfirmoi edhe agjencia ruse Itar-Tass.

Forcat ruse luftuan ne dy fushata te medha kunder separatisteve myslimane, qe prej rrezimit te ish-Bashkimit Sovjetik. Muajin e kaluar presidenti Dmitry Medvedev tha se jeta ne Ceceni po i kthehet normalitetit.

Top Channel