Obama ne Ameriken Latine, sot ndalon ne Meksike
16/04/2009 09:20
Presidenti amerikan Barack Obama zhvillon viziten e tij te pare ne Ameriken Latine. Ai viziton sot kryeqytetin e Meksikes, Meksiko.
Obama do te marre pjese edhe ne takimin e Amerikave, qe do te zhvillohet ne Trinidad & Tobago nga 17-19 prill. Ai do te flase per luften kunder trafikut te droges, nje teme kyc ne marredheniet mes SHBA-se dhe Meksikes, ne nje kohe kur fqinji jugor i Amerikes po perballet me nje vale vrasjesh te lidhura me kartelet e droges.
Autoritetet ne te dyja anet e kufirit bejne fajtore grupet e droges per rritjet e akteve te dhunes. Qeveria amerikane ka shprehur mbeshtetjen per presidentin meksikan Calderon, ne perpjekjet per ndalimin e trafikanteve.
Top Channel