Dennis “braktis” perfundimisht skuderine McLaren

16/04/2009 17:25

Ne 1 mars, Ron Dennis ia la drejtimin e McLaren Mercedes inxhinierit Martin Whitmarsh dhe tashme ka njoftuar largimin perfundimtar nga bota e Formula 1.

“Kur prezantuam makinen e vitit 2009 me pyeten nese do isha ne Australi dhe une u pergjija, “po”. Shkova ne Melbourne jo si nje pergjegjes i skuderise dhe kjo m’u duk pak e cuditshme. Garen e Malajzise e pashe nga televizori dhe prisja emocione me te forta pasi kam marre pjese kaq gjate ne Formula 1”, shprehet ish drejtuesi i skuderise me qender ne Woking.

Nderkohe, per skuderine punet nuk po shkojne vaj, pasi pervec makines jo kompetitive te ndertuar kete sezon, McLaren duhet te beje llogarite edhe me FIA-n pas genjeshtres se skuderise ne garen e Australise. Mesa duket, largimi i Dennis i ka dhene fund nje epoke te lavdishme per “shigjetat e argjendta”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta