Abruzzo, lekundje te tjera termeti
16/04/2009 09:30
Lekundje te reja termeti jane regjistruar edhe oret e fundit ne Italine qendrore. Lekundja me e fundit eshte shenuar ne oren 07:44 ne Aquila me magnitude 3,2 te shkalles Rihter.
Edhe gjate nates jane regjistruar lekundje ne zonat e Aquila-s dhe Parmes me magnitude 3,8 dhe 2,7 te shkalles Rihter.
Nderkaq, 10 dite nga termeti ne Poggio Picenze, disa km larg Aquila-s eshte hapur shkolla e pare, nje salle tende, ne prani te kryeministrit Silvio Berlusconi dhe ministres se Arsimit, Mariastella Gelmini.
Ajo premtoi se asnje nxenes nuk do ta humbase vitin shkollor, edhe pse shumica e objekteve shkollore jane shkaterruar. Nderkohe, vazhdon verifikimi i demeve qe shkaktoi termeti.
Top Channel