Nis sot ne Mumbai procesi gjyqesor ndaj 21-vjecarit pakistanez, Mohammed Ajmal Amir Iman, nje nder autoret e atentateve te pese muajve me pare.
170 persona mbeten te vrare qytetin indian, si pasoje e nje serie sulmesh me bomba. Imam eshte personi i vetem i mbijetuar, qe u arrestua nga policia. Procesi zhvillohet ne masa te rrepta sigurie ne nje burg, per shkak te kercenimeve me vdekje.
Pakistanezi akuzohet per masaker, veprime lufte, vrasje, tentative vrasjeje dhe rrembim, ndersa rrezikon denimin me vdekje. Me 26 nentor ai dhe nente atentatore te tjere te grupit ekstremist pakistanez Lashkar-e-Taiba kryen sulmet ne Mumbai, objektiva te te cilave ishin nje hotel luksoz, nje stacion treni dhe nje qender hebrenjsh.
Top Channel