Serbi, nuk varros babane per pensionin
15/04/2009 12:10
Nje qytetar ne Serbi edhe pse i kishte vdekur i ati prej dy vjetesh, nuk e varrosi por e mbante trupin e tij ne shtepi.
Sipas policise ai e kishte bere kete per te perfituar pensionin. Zhdukja e plakut eshte denocuar nga familjaret dhe policia e zbardhi ngjarjen.
Djali i 78-vjecarit vendosi qe dy vite me pare te mos e varroste trupin e te atit, po ta mbante ne shtepi.
Madje ai kishte planifikuar aq mire situatat, kur shkonte ne banesen e te moshuarit, per “ta vizituar” ndersa fqinjeve iu pergjigjej se i ati ishte ne gjendje te mire.
Policia ka arrestuar personin qe perfitoi dy vjet nga pensioni i babait te vdekur. Shuma e marre padrejtesisht kap vleren e 5 mije eurove.
Top Channel