Scheffer: KFOR permbushi detyrat ne Kosove
15/04/2009 12:45
Shefi i NATO-s, Jap de Hop Scheffer ka vleresuar punen e KFOR-it ne Kosove, per te cilin ka thene se gjate ketyre dhjete viteve ka permbushur detyrat ne menyre efikase per te garantuar nje mjedis te sigurt.
Ne nje interviste per gazeten e Beogradit “Vecernje Novosti”, sekretari i pergjithshem i NATO-s, tha se situata e sigurise ne Ballkan eshte permiresuar qarte dhe se NAT0 eshte krenare per rolin, qe ka luajtur ne kete vend.
“Aleanca ne disa raste ka nderhyre per te ndalur masakrat dhe konfliktet, per te garantuar sigurine dhe stabilitetin, si dhe per te krijuar kushtet qe te filloje rindertimi dhe pajtimi”, u shpreh Scheffer.
Top Channel