Piratet somaleze sulmojne nje tjeter anije amerikane

15/04/2009 08:55

Piratet somaleze kane sulmuar nje anije tjeter amerikane prane bregut te Afrikes, por nuk arriten ta rrembenin ate.

Anija Liberty Sun po shoqerohet nga anije te marines amerikane, pas tentatives per ta sekuestruar.
Kompania detare “Liberty” me qender ne Nju Jork qe ka ne pronesi anijen, tha se askush nuk ishte plagosur kur piratet sulmuan anijen me granada dhe arme automatike, por anija kishte pesuar deme.

Nje dite me pare piratet qe operonin ne kete zone kapen dy anije te tjera ne gjirin Aden, nje prej zonave me te rrahura te transportit detar.

Pak dite me pare gjate operacionit te shpetimit te kapitenit te nje anijeje amerikane transporti qe ishte marre peng nga piratet somaleze, mbeten te vrate tre pirate dhe nje tjeter u arrestua. Pas kesaj ngjarjeje piratet kercenuan se do te hakmerreshin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA