Kupa, Flamurtari mund minimalisht Shkumbinin

15/04/2009 20:05

Ne gjysmefinalen e pare te Kupes se Shqiperise, Flamurtari ka mundur me rezultatin minimal 1-0 Shkumbinin.

Vlonjatet kane hedhur nje hap te madh drejt finales pasi ruajten te paprekur rrjeten e tyre fale lojes se mire. Rezultati u zhbllokua ne minuten e 27-te te pjeses se pare nga Halim Begaj, i cili shfrytezoi me se miri krosimin e Robert Alvizh. Pak minuta me pare, Bledjon Guga kishte goditur edhe shtyllen e peqinasve.

Ne minuten e 70-te, sulmuesi Shehaj pati mundesine me te mire per te dyfishuar rezultatin por ai e gjuajti topin vetem pak centimetra larg shtylles se portierit Llani. Ndeshja e kthimit do luhet pas dy javesh ne Peqin. Ndeshja tjeter gjysmefinale po luhet ne keto momente mes Vllaznise dhe Tiranes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA