Incidentet e G20, pezullohet tjeter polic ne Londer

15/04/2009 09:05

Eshte pezulluar nga detyra nje tjeter polic, per shkak te perdorimit te dhunes gjate protestave se samitit te G20 ne Londer.

Policia britanike, e cila eshte sulmuar me kritika te renda pas vdekjes se nje burri gjate protestave, ka vendosur te pezulloje policin e dyte. Agjenti eshte filmuar ne nje video, duke ushtruar dhune ndaj nje gruaje ne proteste. Ne nje komunikate, Scotland Yard tha se aktet e kryera nga polici ishin shqetesuese.  

Polici eshte filmuar duke e qelluar gruan ne fytyre me duar dhe me pas kembet e saj me shkopinj gome. Komisioni i pavarur policor po vazhdon hetimet per vdekjen e nje demonstruesi ne protesten e 1 prillit, si dhe po shqyrton edhe kete rast te dyte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA