Duka ia faturon Haan-it nje pjese te deshtimit

15/04/2009 20:15

Pak caste pas njoftimit per largimin e trajnerit holandez Arie Haan nga stoli i kombetares, presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka ka dhene nje deklarate per mediat.

Kreu i institucionit me te larte te futbollit ne vend eshte shprehur se nje pjese te fajit per deshtimet e fundit te kombetares e ka edhe Haan. “Kemi nderprere marredheniet me Haan per shkak te rezultateve jo te mira te kombetares per eleminatoret e Boterorit 2010. Nje pjese e pergjegjesise eshte edhe e tij, por jo e gjitha. Kontrata ka qene deri ne fund te sezonit dhe ne do paguajme dy pagat e fundit mujore”, shprehet Duka.

Duke iu pergjigjur pyetjeve te gazetareve, ai shtoi se objektivi i trajnerit te ri do jete hedhja e themeleve per ekipin qe do luaje ne eleminatoret e Euro 2012. “Duke pasur parasysh ndeshjet e forta qe ne kemi, objektivi i trajnerit te ri do jete pergatitja e lojtareve per formacionin e ardhshem. Tekniku i ri do diksutohet se shpejti dhe nga emrat qe kemi ne tavoline do perpiqemi te zgjedhim me te mirin”, perfundon shefi i FSHF-se.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA