Thaci: Kosova, shtet funksional dhe efikas
14/04/2009 15:20
Kryeministri kosovar Hashim Thaci ka deklaruar se Kosova pas shpalljes se pavaresise ka shenuar progres, eshte njohur nga vende te rendesishme dhe gezon nje mbeshtetje te fuqishme nga nderkombetaret.
Sipas Thacit, vendi ka bere hapa perpara ne zhvillimin ekonomik, si dhe ne reformat per anetaresimin e vendit ne strukturat euro-atlantike.
“Shteti i Kosoves eshte funksional dhe efikas, me mbeshtetje te forte nderkombetare dhe perspektive te sigurt per integrime”, ka pohuar Thaci.
Kryeministri ka shtuar me tej se shpallja e pavaresise ka sjelle paqe, stabilitet dhe bashkepunim rajonal.
Top Channel