Shtypi i huaj shkruan se perballja e Kosoves dhe Serbise  ne Gjykaten Nderkombetare te Hages lidhur me shqyrtimin e legjitimitet te pavaresise se Kosoves do te jete e ashper.

Serbia ka pergatitur dy libra me rreth 1000 faqe, ndersa Kosova nje dosje me te cilen nje avokat nderkombetar do te mbroje shpalljen e pavaresise, e njohur deri me tani nga 57 shtete. Gazeta austriake “Osterraische Nachrichten” shkruan se dosja serbe me argumentet kunder pavaresise se Kosoves do te dorezohet kete te premte ne Hage para se te skadoje afati per dorezimin e dosjeve.

Shtypi i huaj raporton se rreth ceshtjes nese pavaresia e Kosoves ka legjitimitet nderkombetar, ka dallime edhe mes shteteve te botes, atyre qe e kane perkrahur, sponsorizuar dhe mbeshtesin pavaresine dhe atyre qe e kundershtojne ate. Afati per t’u rreshtuar ne anen e Kosoves apo kunder vazhdon deri me 17 korrik.

Top Channel