Shqiperia eshte e gatshme t’i siguroje Kosoves mundesine per daljen ne det duke i ofruar portin e Shengjinit.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i komisionit te jashtem te Parlamentit shqiptar, Prec Zogaj, i cili kryeson nje delegacion te perbere nga nje grup deputetesh qe po vizitojne sot Prishtinen.
Zogaj i ka dorezuar presidentit kosovar Fatmir Sejdiu nje studim te plote te qeverise shqiptare per portin e Shengjinit, i cili do te jete ne dispozicion te Kosoves.
“Kryeministri Sali Berisha ka ngritur nje komitet nderministror, ne bashkepunim me grupin e eksperteve te qeverise se Kosoves, per te gjetur zgjidhjet me te pershtatshme qe ky port te jete per Kosoven”, ka pohuar Zogaj.
Ndersa presidenti Sejdiu, nga ana e tij ka falenderuar angazhimin e qeverise shqiptare, si dhe ka vleresuar bashkepunimin mes institucioneve te dy vendeve.
Gjate takimit u rikonfirmua miqesia qe ekziston mes Shqiperise dhe Kosoves, si dhe Prishtines zyrtare iu dha garanci nga deputetet shqiptare se Tirana do te vazhdoje lobimin per njohjen e pavaresise.
Top Channel