Prishtina: Jo plan tjeter, vec atij te Ahtisarit
14/04/2009 13:45
Kreret e Kosoves hedhin poshte kategorikisht cdo lloj plani tjeter, qe nuk eshte ai i ish-presidentit finlandez, Ahtisari.
Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaci u shprehen se plani eshte i kompromiseve te medha dhe do te thote integrim ne strukturat euroatlantike. Fondacioni per Marredhenie Nderkombetare dhe Dialog te Jashtem me seli ne Madrid, kishte propozuar qe plani te zevendesohej me nje plan alternativ, qe do te ishte i pranueshem per te gjitha palet.
Ne nje analize te Fondacionit vleresohet se deri tani angazhimi ne terren i evropianeve nuk ka qene i orientuar mire, duke mos krijuar paqe te qendrueshme e duke zbehur mundesine e pajtimit ndermjet shqiptareve dhe serbeve.
Top Channel