Obama, leter FIFA-s per boterorin 2018

14/04/2009 21:55

Shtetet e Bashkuara te Amerikes do hedhin kandidaturen per organizimin e boterorit 2018. Ne kete fushate, federata ka edhe mbeshtetjen e presidentit Barak Obama qe sipas “New York Times” i ka shkruar nje leter shefit te FIFA-s, Joseph Blatter.

“Qe femije luaja futboll ne nje rruge te piste te Xhakartas. Si baba kam pare te njejtin shpirt gare tek vajzat e mija ne Cikago”, thuhet mes te tjerash ne letren e kreut te Shtepise se Bardhe, adresuar per ne Zvicer ku ndodhet selia qendrore e FIFA-s.

“Futbolli eshte sporti i vertete boteror dhe Kupa e Botes karakterizon ndjenjen e miqesise. Ja pse kjo kandidature eshte me shume se nje ndeshje. Shtetet e Bashkuara te Amerikes ftojne boten te bashkohet ne kombin tone te madh per te bashkuar endrrat”, thekson Obama ne letren e tij. FIFA do t’i caktoje vendet organizatore te viteve 2018 dhe 2022 ne dhjetor te vitit te ardhshem.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA