Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski ka reaguar pas deklaratave te homologut grek Kostas Karamanlis per zgjidhjen e ceshtjes se emrit.
Ai nuk pret qe te kete ndonje zgjidhje konkrete apo perparim ne bisedimet me palen greke, perpara se te perfundojne zgjedhjet ne Greqi per Parlamentin Evropian. “Nimic do te prese te perfundojne zgjedhjet ne Greqi dhe te krijohen kushte per negociata normale. Deri atehere ndoshta do te kete ndonje komunikim, megjithate nuk do te kete dicka te madhe e serioze ne ate drejtim”, tha kryeministri.
Ai kerkoi nga homologu i tij grek, Kostas Karamanlis, te mos perdore fjalor, qe tensionon marredheniet dypaleshe.
“Do ta ftoja edhe ate qe te mos merret me zenka, te mos merret me historine, por te merret me gjetjen e zgjidhjeve te cilat do te jene te pranueshme per te dyja palet dhe per qytetaret e dy vendeve”, tha Gruevski.
Reagimi i kryeministrit maqedonas erdhi pas nje deklarate te Karamanlis se rruga e Maqedonise per integrimin ne strukturat euro-atlantike kalon nga marredheniet e fqinjesise se mire.
Top Channel