Greqia: Maqedonia Veriore, propozim i mire
14/04/2009 16:35
Greqia ka dhene sinjalet e para se do te pranoje propozimin e fundit per zgjidhjen e kontestit te emrit, Republika e Maqedonise Veriore, te bere nga ndermjetesi i OKB-se, Metju Nimic.
Ambasadori grek ne SHBA, Aleksandar Malas ka theksuar se propozimi i fundit i Nimic eshte nje zgjidhje e mire.
“Me ne fund ne procesin e negociatave me Shkupin eshte bere nje propozim i mire, per te tejkaluar dallimet per emrin me fqinjin tone verior”, ka theksuar Malas.
Keto komente diplomati grek i beri gjate konferences kushtuar politikes se SHBA ne Ballkan, qe po mbahet ne Uashington.
Top Channel