Berthamoret, Koreja e Veriut bojkoton bisedimet
14/04/2009 09:45
Koreja e Veriut ka njoftuar se do te bojkotoje bisedimet per programin e saj berthamor ne shenje proteste ndaj kritikave te OKB-se per leshimin e raketes nga Pheniani.
Sipas autoriteteve koreano-veriore, bisedimet per ndalimin e programit te armeve ishin te padobishme. Gjithashtu, Koreja e Veriut North ka vendosur te rihape centralet berthamore, qe kishte nisur t’i mbyllte pas nje marreveshjeje nderkombetare per carmatimin.
Keshilli i Sigurimit te OKB-se e denoi unanimisht leshimin e raketes me rreze te gjate veprimi. Testi i kryer nga Pheniani u cilesua si nje veprim qe shkel kufizimet e vena nga OKB-ja.
Top Channel