Adriano ben nje hap pas duke zgjedhur rikthimin tek Interi dhe jo braktisjen e futbollit. Lajmin e ben te ditur agjenti i lojtarit brazilian, Gilmar Rinaldi, sipas te cilit, ish “Perandori” ka ende deshire per te luajtur futboll.
Ai ka shtuar se, aktualisht braziliani po kalon nje moment lodhjeje dhe ditet e kaluara ne Rio e kane bere te mendoje per te ardhmen. Diten e neserme, agjenti i sulmuesit do takohet me presidentin e Interit per t’i bere me dije se Adriano do rikthehet shume shpejt ne gjirin e skuadres per te rinisur stervitjen.
Gjate diteve te shkuara, vete lojtari la te kuptohej se po mendonte terheqjen perfundimtare nga fushat e futbollit. Ne radhet e Interit ai nuk po gjen hapesirat e nevojshme per te treguar klasin pasi shpesh here, si me trajnerin Mancini ashtu edhe me Mourinho-n ka pasur kontradikta per shkak te sjelljeve joprofesioniste.
Top Channel